Fjalori

Rezultate në përkufizime për “angështi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANGËSHTI

ANGËSHTÍ,~AII f., krahin. Vapë e madhe me lagështi, vapë që ta zë frymën. Qenka angështi sot! Angështi e madhe.
Sin.: zagushi, ufëm, bulçim, zheg, vapë, zapullim, zabullimë.

ANGËSHTOHEM

ANGËSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR krahin. 1. vetv. Ngushtohem, shtrëngohem. Angështohem nga shtrëngesat e jetës.
2. fig., vetv. Kam angështi, ndiej një peshëzemër; më pushton angështia. angështohet zemra.
3. pës. e ANGËSHTÓJ.

ANKTHIM
MAKTH

MAKTH,~IIV m. sh. ~E, ~ET 1. Ëndërrngjall ndjenja frike, tmerri dhe shqetësimifortë; ankth i madh. Nuk ishte gjumë, por makth i vërtetë. Ishtegjendje makthi.
2. Shqetësim i madh që të pushton plotësisht, ankth i madh. E zuri makthi. U çlirua nga ai makth.
3. Ngjarje e tmerrshme ose përvojë shumë shqetësuese. As makthet më të çmeritura të së kaluarës nuk mundbarazohen me historinë e këtij shekulli. Një regjim që u kthyemakth.
4. mit., folk. Figurë e përrallave populloremendohet si njerivjen natën e të zë frymën, por, po ta kapësh, mund të të japë çdo gjë që i kërkon në atë çast; të rëndët e dheut. Natën trokisnin makthet. Hijetdhomë ecnin si makthet.
Sin.: frikë, tmerr, ankth, angështi, vrevë, llahtari.

STRES

STRES,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. Gjendje e tensionuar mendore ose emocionale e krijuar nga rrethanavështira. Periudhë stresi. Mendime shkaktojnë stres. Po përjeton stres. Si të matim nivelin e stresit?
Sin.: ankth, angështi.

ZAGUSHI

ZAGUSHÍ,~A f. Bulçim, ufëm. Zagushi e madhe. Ditë (mot) me zagushi. Një zagushi e padurueshme. Bën (është) zagushi. Të mbyt (të merr frymën) zagushia. Dridhej ajri nga zagushia. Mbretëronte zagushi e madhe. I nxehti i qershorit ia la vendin zagushisë së korrikut. Gjithë zagushia e muajit shkarkoi me një shipapritur, litar. Ia bani zagushi (dikujt) e mërziti shumë, ia sollimajëhundës.
Sin.: bulçim, ufëm, avër, vapësirë, angështi, bulçimë, duhmë, mbytësi, morovimë, zabullimë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.