Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANÉKS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë ndërtese ose një godinë e vogël, që i shtohet ndërtesës kryesore; pjesë plotësuese që i shtohet një dhome. Aneksi i shkollës. Anekset e fabrikës. Kuzhinë me aneks. Dollapët e aneksit. Mbaj në aneks.
2. Shtojcë që i ngjitet një dokumenti kryesor. Aneks analitik.
✱Sin.: shtesë, shtojcë, shtojë, shtim.
ANEKS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bashkoj me dhunë një vend a një krahinë të pushtuar me një vend tjetër. Aneksoj një zonë strategjike. Aneksoi një pjesë territori shtetit të vet. Aneksoi dhunshëm një pjesë të madhe territori. Ushtria aneksoi krahinën kufitare.
2. Ia shtoj si aneks diçkaje; i bashkëngjit një shtojcë. Ia aneksova një pjesë ballkoni kuzhinës.
✱Sin.: ngjit, shtoj, bashkëngjit, bashkoj, pushtoj.
ANEKSÚAR (i, e) mb. 1. Që është pushtuar dhe bashkuar me dhunë me një vend tjetër (për krahina, territore, toka etj.). Shtet i aneksuar. Ishull i aneksuar. Zonë e aneksuar.
2. Që i është shtuar diçkaje si aneks, si shtojcë. Tokë e aneksuar.
✱Sin.: i ngjitur, i shtuar, i bashkëngjitur, i bashkuar, i pushtuar.
SHTÓJC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që i shtohet diçkaje kryesore, ajo që shërben për të plotësuar diçka tjetër që është kryesore; diçka që nuk qëndron më vete, por plotëson diçka tjetër kryesore; shtesë e vogël (edhe fig.). Shtojcë druri (hekuri). Shtojcë bujqësore. I vë një shtojcë. Shtojcë e ekonomisë së vendeve të zhvilluara.
2. Pjesë e një vepre të shkruar, që përmban lëndë plotësuese ose sqarime për pjesën themelore dhe që i shtohet asaj në fund. Shtojcë e një traktati (e një marrëveshjeje, e një ligji, e një vendimi, e një rregulloreje). Libri ka dy shtojca.
3. ndërt. Pjesë e kuzhinës e ndarë veçan, që zakonisht shërben për të gatuar dhe për të larë enët; aneks. Kuzhinë me shtojcë. Gatuajnë në shtojcë.
4. si mb. Që i shtohet diçkaje më të rëndësishme a kryesore. Lëndë shtojcë. Punime shtojcë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë