Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANEKDÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT let. Tregim i shkurtër argëtues, i vërtetë ose i trilluar, për një ngjarje tërheqëse dhe interesante nga jeta e njerëzve të njohur; rrëfenjë për të qeshur, për të vënë në lojë të metat e dobësitë e njerëzve ose për të shprehur një mendim edukues. Anekdota popullore. Anekdota historike. Tregoj një anekdotë. Di shumë anekdota. Anekdotë shpotitëse. Anekdotë satirike. Anekdota për fëmijë. Anekdota të shkurtra.
✱Sin.: rrëfenjë, rrëfesë, mesele, gazmore, humoreskë, rrotull.
BANÁL,~E mb. 1. Që ka humbur forcën shprehëse për shkak të përsëritjes së shpeshtë, që është bërë bajat e pa shije; tepër i përdorur dhe i njohur prej të gjithëve; i pakripë, i dalëboje. Mendime (thënie, bisedë) banale. Krahasim banal. Është bërë banal. Ngjarje (skenë) banale. Zhargon banal. Në mënyrë banale.
2. keq. I pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm (për fjalët etj.); që përdor fjalë të ndyra e sillet në mënyrë të shëmtuar. Fjalë (shprehje) banale. Shaka (anekdotë) banale. Sharje (shpifje) nga më banalet. Batuta (nofka) banale.
3. Që nuk ka ideale të larta; që ka shije të ulët. Njeri banal.
✱Sin.: bajat, i pakripë, i dalëboje, i pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm.
BARCELÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tregim a histori e shkurtër për një ngjarje të vërtetë ose të sajuar, që sjell të qeshura te lexuesi a te dëgjuesi përmes mënyrës se si tregohet, kthesave të papritura të rrjedhës së ngjarjeve, domethënies që ka, humorit të lehtë, lojërave me fjalë etj., duke krijuar një atmosferë të këndshme; anekdotë gazmore; gazmore. Barceletë e këndshme. Barceletë e vjetër. Mjeshtër i barceletave. E kaluam kohën me barceleta. Tregonin (kallëzonin) barceleta. Qarkullonte një barceletë politike.
GAZMÓR,~E mb. 1. Që të ngjall a të sjell gëzim, që të gëzon; i gëzueshëm, i gëzuar; që të bën të qeshësh e të dëfren kur e sheh a e dëgjon. Anekdotë gazmore. Lajm gazmor. Ngjarje gazmore. Këngë (melodi) gazmore. Tregim gazmor. Shfaqje gazmore.
2. Që është plot gëzim; që ka a që shpreh gëzim, i gëzueshëm. Ndjenjë gazmore. Atmosferë gazmore. Fytyrë gazmore. Sy gazmorë. Zë gazmor. Thirrje gazmore.
3. Që kalohet a është kaluar me gëzime; i gëzueshëm. Çast gazmor. Ditë gazmore. Jetë gazmore. Moshë gazmore.
4. Që është gjithnjë i gëzuar e i qeshur; gaztor. Djalë gazmor. Vajzë gazmore.
✱Sin.: i gëzueshëm, i gëzuar, gaztor.
NDÝRË (i, e) mb. 1. Që është përlyer, bërë me baltë, me lyrë, me bojë a me diçka tjetër, i fëlliqur, i zhyer, i ndotur; që të fëlliq; kund. i pastër. Rroba të ndyra. Shami e ndyrë. Me duar të ndyra.
2. fig. I pandershëm, i ulët; që të ngjall neveri, i neveritshëm, i fëlliqur. Punë e ndyrë. Veprime të ndyra. Qëllime të ndyra. Shpifje (trillime) të ndyra. Luftë e ndyrë. Politikë e ndyrë.
3. fig. Që vepron me mënyra të ulëta e të pandershme, i poshtër. Njeri i ndyrë.
4. Që është në kundërshtim me moralin e shoqërisë, i palejueshëm, i pahijshëm, i turpshëm (për fjalët, shprehjet etj.); që përdor fjalë të pahijshme. Fjalë të ndyra. Anekdotë e ndyrë. Është i ndyrë nga goja.
✱Sin.: i fëlliqur, i përlyer, i zhyer, i ndotur, i ndotë, i ndytë, ndyracak, i ndragët, i ndragur, i zgjebosur, i zgjyrosur, i qelbur, qelbanik, i grymët, i palandytë, i palandyrë, i pëgërë, i pocaqisur, i njollosur, i pistë, pisanjos, pisanik, zhulanjos, këllirë, zarbë, i papastër, i përmutur, i efshtë, i shëmtuar, i lyrikur, i lyrët, lyrës, i laturisur, molar, lerash, i zgjyrosur, i ajkosur, morracak, i pandershëm, i ulët, i poshtër, i turpshëm, batakçi, i pështirosur.
♦ *Fytyrë e ndyrë përb.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë