Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÁRGËT (i, e) mb. 1. Që gjendet ose që ndodh larg dikujt a diçkaje; që vjen ose që dëgjohet nga larg; që shtrihet shumë në hapësirë e të shpie larg, i gjatë; kund. i afërt. Fshatra (qytete) të largëta. Sende të largëta. Krahinë e largët. Mik i largët. Zë i largët. Jehonë (ushtimë) e largët. Udhë e largët.
2. Që e ndan shumë kohë nga një çast i caktuar (në të kaluarën ose në të ardhmen), që ka qenë a ka ndodhur shumë kohë përpara një çasti të caktuar ose që do të vijë a do të ndodhë shumë kohë më pas; kund. i afërt. Në kohë të largëta. Në të kaluarën e largët. Në një të ardhme të largët. Ëndërr e largët. Qëllim i largët. Synime të largëta. Nuk është e largët dita kur...
3. Që nuk ka lidhje gjaku ose lidhje familjare të ngushta me dikë; kund. i afërt. Njerëzit e largët. Kushëri i largët. Farefis i largët.
4. Që nuk bën pjesë në rrethin e ngushtë të dikujt, që nuk ka fituar besimin e tij, që nuk është shumë i lidhur me të; që nuk ka marrëdhënie të ngrohta e të çiltra me dikë, jo i përzemërt. Njeri (shok) i largët. Tregohej i largët me të.
5. Që ka përmbajtje ose tipare krejt të ndryshme nga një tjetër; që nuk ka prejardhje të përbashkët me një tjetër. Pikëpamje të largëta. Qëllime të largëta. Degë (shkenca) të largëta. Fjalë me kuptime të largëta. Gjuhë të largëta.
6. si em. m. Sipas kuptimeve 3 e 4 të mbiemrit. U mblodhën të afërm e të largët.
✱Sin.: i tejmë, skajshëm, i andejshëm, i matanshëm, i gjatë, i dikurshëm, i njëherenjëkohshëm, i lashtë.
♦ Me *qitje të largët libr.
PËRKÚNDËRT (i, e) mb. 1. Që ndodhet me fytyrë në drejtim të dikujt a të diçkaje, i vendosur ballë për ballë me dikë a me diçka; që është në anën e kundërt të diçkaje. Ana e përkundërt. Faqet e përkundërta të figurës (të kubit). Bregu i përkundërt i lumit (i liqenit).
2. Që nuk pajtohet fare me dikë a me diçka tjetër, i kundërt. Qëndrim i përkundërt. Interesa të përkundërta. Mendime të përkundërta.
✱Sin.: i kundërt, i anasjellë, i përtejmë, i përtejshëm, i andejmë, i andejshëm, i papajtueshëm.
PËRTÉJM/Ë (i), ~E (e) mb. Që gjendet përtej diçkaje ose matanë një vendi a një hapësire; që ndodhet në largësi përballë diçkaje. Ana e përtejme e lumit. Lagjja e përtejme e fshatit. Bota e përtejme (fet.) jeta pas vdekjes, bota e përtejvarrit.
✱Sin.: i përtejshëm, i tejmë, i tejshëm, i matanshëm, i andejshëm, i andejmë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë