Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANASHKALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur anashkaloj dikë a diçka ose kur anashkalohet dikush a diçka.
2. Lënie anash e dikujt ose e diçkaje; shmangie e dikujt ose e diçkaje me qëllim a paqëllim; të anashkaluar. Anashkalim i lumit. Anashkalim i problemeve. Anashkalim i diskutimit.
ANASHKALÚAR,~IT (të) as. Anashkalim. Të anashkaluarit e çështjes u bë qëllimisht.
SHMÁNGI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndërroj drejtim. Shmangia e humbjeve (e gabimeve).
2. Largim nga një drejtim i caktuar; mospërputhje me diçka që merret si model a si bazë për krahasim; përmasat e këtij largimi a të kësaj mospërputhjeje. Shmangie e vogël (e parëndësishme). Shmangie nga drejtimi.
3. fiz. Largimi i gjilpërës magnetike të busullës nga meridiani magnetik për shkak të tërheqjes që ushtron një vendburim hekuri; këndi që formohet midis drejtimit të gjilpërës magnetike dhe meridianit (gjeografik) për shkak të mospërputhjes së poleve gjeografike me polet magnetike. Shmangie magnetike.
4. fig. Largim a shkarje nga vija themelore e një programi politik, e një teorie, e një doktrine. Shmangie nga e majta (nga e djathta).
5. fig. Largim nga diçka; moszbatim, shkelje. Shmangie nga norma e gjuhës letrare. Shmangie nga rregullat (nga parimet). Shmangie nga detyra (nga puna, nga shërbimi ushtarak).
✱Sin.: mënjanim, anashkalim, bishtnim, dredhim, dredhë, bishtni, ndërrim, parandalim, mërgim, shpëtim, shkarje, largim, përjashtim, mospërputhje, moszbatim, shkelje; shtrembërim, përthyerje, pjerrësi, lirim, ndreqje, përmirësim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë