Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANARKÍ,~A f. 1. Gjendje që krijohet në shoqëri, kur mungon pushteti shtetëror i organizuar ose autoriteti legjitim dhe kur nuk veprojnë ligjet e rregullat e detyrueshme për pjesëtarët e shoqërisë; mohim i shtetit dhe i çfarëdo pushteti politik të organizuar. Anarkia feudale. Mbretëron anarkia. Anarkia si mënyrë jetës. Vendi ra në anarki. Lufta solli anarki.
2. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit, e organizimit dhe e planifikimit; çrregullim i madh, pështjellim në një fushë. Anarkia në prodhim. Bie në anarki. Sjell (mbjell) anarki. Del nga anarkia.
✱Sin.: çrregullim, çrregullsi, paligjshmëri, shpërbërje, pështjellim, rrëmujë, kaos.
ANARKÍK,~E mb., filoz. Që është karakteristik për anarkinë; që sjell anarki; që shpie në anarki; që shpreh mungesë rregulli, kontrolli dhe autoriteti. Zhvillim anarkik. Veprime anarkike. Qëndrim anarkik. Në mënyrë anarkike. Gjendje anarkike. Shtet anarkik.
✱Sin.: i çrregullt, i paorganizuar, i shpërbërë, kaotik.
ANARKÍZ/ËM,~MI m., filoz. 1. Rrymë politike e shoqërore, që është kundër pushtetit të organizuar shtetëror, që nuk përfill ligjet; filozofi politike dhe lëvizje që angazhohet për liri të plotë individuale duke shkatërruar çdo pushtet politik. Ideja e anarkizmit. Anarkizëm klasik (bashkëkohor). Anarkizëm social. Anarkizëm individualist. Anarkizëm kolektivist. Programi i anarkizmit. Anarkizmi ekologjik bashkim i anarkizmit me shqetësimin mjedisor.
2. Anarki, prirje për anarki; gjendje shoqërore, politike ku mungon pushteti qendror ose autoriteti i ligjshëm, rregulli, ligji dhe disiplina; çrregullim, kaos. Anarkizëm i përgjithshëm. Anarkizëm i papërballueshëm. Anarkizëm social. Anarkizëm moral.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë