Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANAPRÁPTAS ndajf. Praptas, mbrapsht, me kurriz. Eci (Tërhiqem) anapraptas. Sillet anapraptas. Flet anapraptas.
ANAPRÁPTAZI ndajf., bised. Anapraptas. Mos shiko anapraptazi!
ANAPRÁPTHI ndajf. Anapraptas, së prapthi. Ecte anaprapthi. I shkoi jeta anaprapthi.
PRÁPTAS ndajf. Nga prapa, mbrapsht, praptazi. Ecte praptas. Ra praptas. Kamioni bëri praptas.
✱Sin.: mbrapsht, prapa, praptazi, vithapraptas, anapraptas, bythas, bythëpraptas, bythëpraptazi, bythëprapthi, përmbys.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë