Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që analizon çështje a tema nga fusha të ndryshme; analizuese. Analiste e statistikave. Analiste e portaleve. Përgatitja profesionale e analistes.
✱Sin.: analizuese, komentuese, kritike, opinioniste.
ANALIZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që analizon, që ka prirje për të bërë analiza; analiste; kund. sintetizuese. Analizuese financiere. Analizuese uji. Analizuesja klinike kreu testet laboratorike.
✱Sin.: zbërthyese, shkoqitëse, përimtuese, shqyrtuese, qëmtuese.
OPINIONBËRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo (gazetare, intelektuale, figurë publike, artiste, analiste etj.) që ka ndikim të madh në formimin, në orientimin ose në ndryshimin e opinionit publik. Opinionbërëse që nxit sukseset e njerëzve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë