Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANALFABETÍZ/ËM,~MI m. Të qenët analfabet, gjendja e atij që nuk di shkrim e këndim. Zhdukja e analfabetizmit. Ulje e analfabetizmit. Lufta kundër analfabetizmit. Kurse kundër analfabetizmit. Zvogëlimi i analfabetizmit. Analfabetizëm funksional. Analfabetizëm digjital paaftësia për të përdorur teknologjinë bazë si kompjuterin dhe internetin.
BILMÉZ,~E mb., bised., keq. I paditur, i pashkollë, analfabet, që është prapa botës (prapa dynjasë), tapë topi. Nga një burrë bilmez nuk ke ç’të mësosh. Me njerëz bilmezë s’mund të përparojë vendi.
✱Sin.: i paditur, i padije, i padijshëm, i pashkollë, i paarsimuar, i pamësuar, i panxënë, analfabet, injorant, profan, xhahil, mendjengushtë.
ELIFMATRÁK,~E mb. Injorant, analfabet. E kanë popullsinë elifmatrake në fushë të ekonomisë. Një gjetje elifmatrake për ministrinë. Njeri elifmatrak.
PADÍTUR (i, e)I mb. 1. Që nuk ka arsimin dhe kulturën e përgjithshme, që s’ka dituri, i padije, i pashkollë; kund. i ditur, i arsimuar, i shkolluar. Njeri i paditur. Ruaju prej njeriut të paditur! (fj. u.).
2. Që nuk dihet prej askujt, i panjohur. Me banim (me drejtim) të paditur.
3. bised. Që nuk ka dijeni për diçka, që nuk di gjë për diçka. Mos u bëj i paditur.
✱Sin.: i padijshëm, i padije, i pashkollë, i pamësuar, i panxënë, analfabet, injorant, profan, xhahil, mendjengushtë, bagëti, gomar, i panjohur, qorr, xhore, xhorake.
QELBANÍK,~E mb., keq. 1. Që rri shumë i papastër, që e mban veten, veshjen dhe vendin përreth shumë të fëlliqur; i ndyrë. Fëmijë qelbanik. Vajzë (grua) qelbanike.
2. fig. Që ka plot vese, i ndyrë, i fëlliqur; i neveritshëm. Një analfabet qelbanik.
✱Sin.: i ndyrë, ndyracak, i pistë, i qelbët, qelbac, qelbash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë