Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANAKRONÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. 1. Vendosje e ngjarjeve, e dukurive, e ideve, e objekteve të një kohe në një kohë tjetër; zhvendosje kohore, mospërputhje kohore; ngatërrim i periudhave historike të kohës, moskohëzim. Anakronizëm intelektual. Anakronizëm i pastër. Bie në anakronizëm. Libri është plot me anakronizma historikë.
2. Diçka që nuk u përshtatet kërkesave e kushteve të kohës së sotme, dukuri që i ka kaluar koha. Anakronizëm kohor. Anakronizëm kulturor. Anakronizëm i çuditshëm. Kjo dukuri paraqet anakronizëm. Vendosja e vizave sot është anakronizëm.
3. vet. nj. Të qenët anakronik, vetia e diçkaje që nuk u përshtatet kushteve dhe kërkesave të kohës së sotme, që nuk i përshtatet më realitetit bashkëkohor. Fjala e tij tingëllon si anakronizëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë