Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÍSHU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Tokë në mes të detit, të liqenit a të lumit, e rrethuar nga të gjitha anët me ujë, ujdhesë. Ishull i vogël (i madh, i shkretë). Ishull shkëmbor (vullkanik). Ishull i banuar (i pabanuar). Ishuj graniti (koralesh). Ishulli i Sazanit. Grupe ishujsh. Formimi i ishujve. Banorët e ishullit. Zbritën në një ishull.
2. Vend i vogël a i kufizuar, i cili ka disa veçori që e dallojnë nga mjedisi rrethues; vend i veçuar dhe i shkëputur nga bota. Ishull i gjelbër pyll a livadh në një vend të shkretë. Ishull pishash pyll pishash ndërmjet drurëve të tjerë.
3. fig. Mjedis që dallohet prej të tjerëve nga disa tipare të veçanta; diçka pak a shumë e mëvetësishme në një vështrim të caktuar. Ishull gjuhësor. Ishull kulturor.
✱Sin.: ujdhesë, anësujë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë