Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BATÚAR (i, e) mb. 1. Që është gati për t'u përmbysur; i përmbysur. Barkë e batuar.
2. Që është përkulur nga njëra anë, i anuar; i përkulur. Shtëpia dukej si e batuar.
3. Me bark të lëshuar, të varur. Mur i batuar.
4. Që është në të perënduar, i varur drejt perëndimit. Diell i batuar.
5. fig., keq. Shumë i dehur, që nuk e kontrollon më veten nga pija; i bërë qyqe, i bërë tapë.
✱Sin.: i përmbysur, i anuar, i përkulur, i pjerrët, i ulur, i epur, i anësuar, i prirur, i dehur, i pirë.
PËRKÚLUR (i, e) mb. 1. Që është i lakuar ose që ka pjesë të kthyera në trajtë harku, i kthyer, i lakuar. Orendi të përkulura.
2. Që e ka ulur kokën e kurrizin, i kërrusur. Ecte i përkulur.
✱Sin.: i përkulët, i lakuar, i harkuar, i epur, i epuar, i eptuar, i kthyer, i thyer, i përthyer, i kërrusur, i gërmuqur, i gërmuqët, i anuar, i anësuar, i prirët, i vaisur, i varur, i falur, i mposhtur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë