Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁMZ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Regjistër, libër ose dokument zyrtar ku shënohen të dhënat kryesore të njerëzve, sidomos për lindjen, pagëzimin, martesën ose vdekjen; dokument ku ruhen të dhëna personale dhe familjare të qytetarëve. Regjistri i amzës. Libri i amzës. Mora të dhënat nga amza e lindjes. Nxora ekstraktin nga libri i amzës. Kopje e amzës.
2. Regjistri themeltar i shkollës, në të cilin shënohen gjithë nxënësit, që e ndjekin atë; regjistër zyrtar, ku shënohen dokumentet ose emrat e njerëzve të një kategorie. Amza e shkollës. Numri i amzës. Hedh (shënoj) në amzë.
3. Amë, burim; bimë a kafshë mëmë.
PËRMJALTËSÍ,~A f. 1. Të qenët i përmjaltë.
2. Shije e ëmbëlsisë karakteristike të mjaltit; amzë e mjaltit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë