Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRER/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. Bie pak dhe ngadalë shi i hollë a dëborë e imët. Breron shiu. Breron shtruar. Breroi gjithë ditën. Zuri të breronte borë. Kur breron bora, dalin gushëkuqët.
2. edhe fig. Bën zhurmë të njëtrajtshme e të vijueshme, si pikat e shiut kur bien mbi llamarinë etj. Na breronin sytë lotë. Mbi pullazin e shekullit frynte e breronte gjithkah e gjithkund.
✱ Sin.: shinon, imton, qëmton, rigon, veson, miellzon, amton, fijon, mizon.
FUNDËRR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR v. III, kim. Bie në fund të një ene, grumbullohet në fund të saj (për trupa të patretshëm a për lëndë që përzihen ose treten në lëngje); precipiton. Fundërron sheqeri (rëra).
✱Sin.: kullon, amton, rrësmon, precipiton.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë