Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ampulë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMPULË

AMPÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT farm. Gyp i ngushtë e i shkurtër prej qelqi ose plastike, me një zgjatim me majë dhe i mbyllur, që mban brenda bar të lëngshëm, që shërben për injeksione, infuzione etj.; flakon. Ampulë me ujë të distiluar. Thyej ampulën. Ampulë me antibiotik. Ampula përmban një dozë antibiotiku. Ampula hapet duke e thyer majën e saj. Marr ampula. Mjeku i përshkroi ampula.

MORFINË

MORFÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT farm. (lat. Morphina) 1. Lëndë me shijehidhurpërftohet nga opiumi dhepërdoretmjekësi për të qetësuar dhembjet e të sëmurëve a për t’i vënë ata në gjumë. Morfina është një nga qetësuesit më të fuqishëmmjekësi.
2. Ampulë a gjilpërë me këtë lëndë. I bëri një morfinë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.