Fjalori

Rezultate në përkufizime për “amortizator”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMORTIZATOR

AMORTIZATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Pajisje ose pjesë e posaçme, që shërben për të zbutur forcën e tronditjeve ose të lëkundjevemakina, në aparate, në armë etj. Amortizatorët e makinës. Amortizator me vaj. Susta e amortizatorit. Fabrika e amortizatorëve. Reparti i amortizatorëve.

FIKATËS

FIKÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Amortizator i valës, i goditjes. Fikatës dridhjesh. Fikatës pneumatik (hidraulik).

SHUARËS
TAMPON

TAMPÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lëndë e fortë ose e ngjeshurshërben për të zënë një vrimë, ose për të ndaluar rrjedhjen e një lëngu; tapë, shtupë.
2. mjek. Masë e vogël garze ose pambuku, që shërben për të pastruar gjakun, lëkurën etj.; pambuk, garzë. Tampon i njomur me eter (me jod, me alkool). Tampon me pambukngjeshur. Tampon periodik (higjienik) rrotëz cilindrike e ngjeshur prej pambuku, që përdorin vajzat e gratë gjatë të përmuajshmeve.
3. mjek. Shkopth me garzë a me pambukngjeshurkrye për të pastruar një plagë a për të marrë material për analiza mjekësore (kryesisht në fyt e në hundë); terkishteIII.
4. zyrt. shtypshkr., zyrt. Shtresë pambuku a sfungjeri e njomur me bojë, brenda një kutie plastike a metalike, e cila shërben për për ngjyer vulën me bojë dhe për të vulosur dokumente; shenjë në një dokument zyrtar (në pasaportë, në certifikatë, në vërtetim etj.) Tampon vule. Vë një tamponpasaportë e vulos. Tamponi i vulës. Ngjyej vulën në tamponin me bojë. Tampon me bojëzezë (blu, të kuqe).
5. tek. Amortizator. Tamponët e lokomotivës.
6. fig. Zbutës goditjesh, që pengon a që zbut përplasjet midis dy sendeve a dy njerëzve. Shërben (është) si tampon midis dy njerëzve shërben si ndërmjetës, pengon përplasjet mes tyre. Herë-herë, burri është tampon mes nënës dhe nuses. Zonë tampon zonëpengon përplasjet midis dy shteteve. Kujtesë tampon (e një kompjuteri) (inf.) diskmbledh përkohësishtdhëna.
Sin.: tapë, shtupë, pambuk, garzë, terkishte, amortizator.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.