Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMORÁLSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. I pamoralshëm; kund. i moralshëm. Sjellje e amoralshme. Qëndrim i amoralshëm. Lojë e amoralshme. Politikë e amoralshme. Njeri i amoralshëm.
PANDÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që e ka humbur nderin, që i është nxirë faqja; që sillet e vepron pa turp, prapa krahëve a me mënyra të ulëta, jo të ndershme; kund. i ndershëm. Njeri i pandershëm. Grua e pandershme.
2. Që bëhet në kundërshtim me normat e moralit ose me mënyra të ulëta, jo të pastra e jo të ndershme. Punë (vepër) e pandershme. Sjellje e pandershme. Me rrugë të pandershme.
✱Sin.: i pander, i çndershëm, i paturp, i pamoralshëm, i pamoral, amoral, i amoralshëm, imoral, turpemadh, i poshtër, i paskrupull, faqezi, faqenxirë, i pacipë, i ndotë, i pandamus, udhëzi, lakander, lapërdhar, i ulët, lastrok, levarash, lerash, sharlatan, maskara, faqerrogoz, brimadh, i shtrembër, delenxhi, zabërhan, udhëzi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë