Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMERIKANOFILÍ,~A f. Adhurim dhe nderim i veçantë për gjuhën, për kulturën, letërsinë e artit, për historinë amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga dikush joamerikan; të qenët adhurues i amerikanëve dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i gjithçkaje që ka të bëjë me ta; amerikanodashësi; kund. amerikanofobi. Amerikanofilia e tij.
AMERIKANOFOBÍ,~A f. Qëndrimi armiqësor, frikësues ose urrejtës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj popullit amerikan ose ndaj kulturës dhe vlerave të tij; frikë, paragjykim ose urrejtje ndaj gjithçkaje që lidhet me Amerikën apo me amerikanët; kund. amerikanofili. Amerikanofobia si dukuri. Shprehje e amerikanofobisë. Amerikanofobi e theksuar. U kritikua për amerikanofobi.
ANTIAMERIKANÍZ/ËM,~MI m. Të qenët kundërshtar i amerikanizmit; ndjenja a qëndrimi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër politikës, kulturës etj. së tyre ose kundër amerikanëve në përgjithësi; amerikanofobi; kund. amerikanizëm. Antiamerikanizëm i shprehur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë