Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMERIKANIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur amerikanizoj ose kur amerikanizohem.
2. Përvetësim ose përhapje e elementeve a e shënjuesve autentikë dhe tradicionalë të Amerikës; kund. antiamerikanizim. Amerikanizimi i kulturës (i muzikës, i filmit etj.). Amerikanizim i jetesës (i të menduarit, i mendësisë, i punës etj.).
►ÁMERIKANIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr tiparet e amerikanit; bëhem si amerikan, amerikanizoj sjelljen, mendësinë dhe kulturën time.
2. vetv. U përshtatem kushteve të Amerikës, mësohem me kushtet e natyrës e të klimës së Amerikës.
3. pës. e AMERIKANIZÓJ. U amerikanizova me veshjen. U amerikanizuan me frizurat.
AMERIKANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përvetësoj ose përhap kulturën, zakonet apo mënyrën amerikane të të jetuarit; i jap tiparet e amerikanit; e bëj si amerikan, i fut mënyrën amerikane të jetesës; ndikoj që të përshtatet sipas modelit amerikan. Amerikanizoj sistemin e edukimit. Amerikanizoj kuzhinën. Amerikanizoj veshjen (modën, stilin etj.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë