Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMBULÁNT,~E mb., libr. 1. Që lëviz nga një vend në tjetrin për të shitur mallra. Tregtar ambulant. Shitëse ambulante. Shitje ambulante. Librari ambulante.
2. mjek. Që trajtohet pa u shtruar e pa qëndruar në spital. Gjendje ambulante. Mjek ambulant. Shërbim ambulant.
✱Sin.: lëvizës, shëtitës, ambulator.
AMBULATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Qendër mjekësore ditore, që ofron shërbime ambulatore, si vizita te mjeku specialist, analiza, terapi fizike, konsulta. Ambulatori i shkollës. Ambulator shteti. Ambulator privat. Shkoi në ambulator për të bërë pasqyrën e gjakut. Mjeku i familjes punon në ambulatorin e lagjes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë