Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMATORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. 1. Të qenët amator. Amatorizmi në kulturë. Amatorizmi artistiko-kulturor. Po tregon amatorizëm. Amatorizëm politik.
2. Pjesëmarrja në një sport, në një veprimtari artistike etj., për kënaqësi dhe jo si punë e paguar. Rregullat e reja të amatorizmit.
PROFESIONALÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Përgatitje shumë e mirë për të bërë një punë a për të ushtruar një veprimtari; mjeshtëri; kund. amatorizëm; diletantizëm. Profesionalizëm i lartë artistik.
2. gjuh. Fjalë a shprehje që njihet e përdoret vetëm nga njerëzit e një profesioni të caktuar.
RADIOAMATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që përdor për amatorizëm a për qëllime studimi aparate radiodhënëse e radiomarrëse për të komunikuar me të tjerë në valë të përcaktuara frekuence.
RADIOAMATÓR/E,~JA f. sh. ~, ~ET Ajo që përdor për amatorizëm a për qëllime studimi aparate radiodhënëse e radiomarrëse për të komunikuar me të tjerë në valë të përcaktuara frekuence.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë