Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMATÓR,~E mb., libr. 1. Që merret me art, me sport a me një punë tjetër pa e pasur profesion; kund. profesional. Aktor amator. Piktor amator. Solist amator i muzikës Teatri amator. Sportist amator.
2. Që ka të bëjë me amatorët, që bëhet prej amatorëve, i amatoreve, joprofesional, joprofesionist. Lëvizja artistike amatore. Grupet amatore. Klub amator i gjuetarëve. Aktivitete amatore.
✱Sin.: fillestar, diletant, joprofesionist.
AMATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Ajo që është dhënë pas diçkaje me dëshirë e me dashuri, pa e pasur profesion. Amatore filmi. Amatoret e radios (e kinemasë). Amatore pikture.
2. Ajo që merret me një lloj sporti ose me një lloj arti pa e pasur si profesion, por duke pasur prirje për të. Amatoret e korit. Shoqata i amatoreve. Festivali i amatoreve.
3. Ajo që merret me një punë, pa pasur ndonjë përgatitje të veçantë për të; joprofesioniste, fillestare.
✱Sin.: fillestare, diletante, joprofesioniste.
AMATORÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë amatore, amatorësisht. Këndon e aktron amatorisht. Shkroi (foli) amatorisht. Diskutoi amatorisht.
ARTÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Krijuese e veprave të artit; ajo që krijon vepra artistike, ajo që merret me artet e bukura; ajo që shpreh ide, mendime, ndjenja, ndjeshmëri, vizione ose që përçon mesazhe përmes arteve të ndryshme (letërsi, muzikë, pikturë, skulpturë etj.). Artiste amatore.
2. Ajo që luan me mjeshtëri një vepër arti (aktore e teatrit, e filmit, këngëtare, muzikante etj.). Artiste baleti. Artiste lirike. Bëhem artiste.
3. fig. Ajo që është mjeshtre në një punë; ajo që shquhet në mjeshtërinë e vet.
ARTISTÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me artin, i artit; që rikrijon jetën në art, që krijohet sipas kërkesave të artit. Letërsi artistike. Film artistik. Vepër artistike. Krijimtaria artistike. Shprehje artistike. Kërkesa artistike. Formë artistike. Figurë artistike. Mjeshtëri artistike. Niveli artistik. Konkurs artistik.
2. Që ka të bëjë me veprimtarinë në fushën e artit; që ka lidhje me veprat e artit dhe me ekzekutimin e tyre; që përgatit artistë. Lëvizja artistike amatore. Shfaqje artistike. Veprimtaria (jeta) artistike. Ansambël artistik. Shkollë artistike. Liceu artistik. Institucion artistik. Trupë artistike. Udhëheqës artistik. Program artistik. Konkurs artistik.
3. Që ka të bëjë me rrokjen e me ndijimin e së bukurës në art e në jetë; që lidhet me mjeshtërinë në një fushë të artit. Shije artistike. Pjekuri artistike. Përjetim artistik. Ndjeshmëri artistike.
4. Që është veti e njerëzve me prirje në fushën e artit; që ka të bëjë me artistët, i artistëve. Sy artistik. Talent artistik. Edukim artistik. Prirje artistike. Frymëzim artistik. Shpirt artistik. Dhunti artistike.
5. Që ka elemente të artit, që ka vlera arti, që është i bukur e i harmonishëm. Gjimnastikë artistike. Vallëzim artistik. Koncert i fjalës artistike. Veshje artistike. Kopertinë artistike. Pllakat artistik.
6. Që ka të bëjë me prodhime të artit të zbatuar; që është punuar me mjeshtëri e bukuri. Qilim artistik. Fotografi artistike. Punime artistike. Ndërmarrja e prodhimeve artistike.
ASTROFOTOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fiz., astr. Specialiste për fotografimin e trupave qiellorë dhe të dukurive astronomike përmes pajisjeve dhe teknikave të përparuara për të kapur imazhe të qarta dhe të detajuara të objekteve në hapësirë dhe dukurive astronomike. Astrofotografe që punon me astrokamerë digjitale. Astrofotografe amatore.
DILETÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është e dhënë pas diçkaje; amatore. Luhej nga diletante.
2. keq. Ajo që merret me veprimtari në fushën e shkencës, të artit, të teknikës etj. pa pasur përgatitjen e veçantë që nevojitet, pa pasur njohuri të plota e të thella. Punë diletanteje. Ra në duar diletanteje. Është diletante në matematikë.
ESTRÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjini e vogël e artit skenik me skeçe, parodi, këngë; shfaqje argëtuese me këto pjesë. Teatri i estradës. Shfaqje estrade. Numër estrade. Aktor (këngëtar) estrade. Personazhi komik më i përhapur në estrada.
2. Trupa që merret me këtë lloj arti. Estradë profesioniste (amatore). Salla e estradës. Punoj në estradë.
3. fig. Ndodhi a dukuri që shkakton të qeshura. Fantazi estradash. Parlamenti nuk është vend për estradë. Meraku për të shmangur estradat.
4. Podium. Në një estradë druri dy të rinj u binin fizarmonikave. Zbres nga estrada.
FOTOAMATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me fotografi si amatore. Fotoamatores i pëlqyen fjalët lavdëruese.
PROFESIONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ushtron një profesion duke pasur përgatitje të veçantë; ajo që është e përgatitur mirë për mjeshtërinë e vet; kund. amatore; diletante. Profesioniste e mirë. Profesionistet në inxhinierinë kompjuterike.
RËNDOMTËSÍ,~A f. 1. Të qenët i rëndomtë; banalitet, mediokritet. Nuk e pëlqen këtë realitet me kotësi, rëndomtësi banale. Në këta filma të dobët aktet ndjekin njëri-tjetrin në një rëndomtësi pothuaj amatore.
2. Diçka që ndodh rëndom, përditshmëri, zakon. Rastet e dhunës janë bërë rëndomtësi e përditshmëri. Deklarimet e nxituara janë bërë rëndomtësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë