Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMALGAMÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur amalgamoj ose kur amalgamohen dy a më shumë lëndë, ide etj.
2. kim. Përzierje e metaleve me zhivën. Procesi i amalgamimit. Amalgamim metalesh (materialesh).
3. fig., Përzierje e gjërave në një tërësi të vetme. Amalgamim racash. Amalgamim gjuhësh. Amalgamim i bashkësive shoqërore. Amalgamimi i politikave sociale. Amalgamim kimik. U bë një amalgamim idesh e dëshirash. Amalgamim i njëmendësisë me fantazinë.
✱Sin.: lidhje, përzierje, bashkim, shkrirje, ngjizje, amalgamë.
AMALGAM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. kim. Lidh zhivën me metale të tjera; përziej fort disa metale në një përzierje të vetme, bëj amalgamë. Amalgamoj argjendin e arin.
2. fig. Përziej gjëra të ndryshme në tërësi. Amalgamoj ndërmarrjet. Amalgamoj bashkësi të ndryshme interesash. Amalgamoj mendimet. Amalgamoj ngjyrat. Amalgamova llojet e ushqimeve.
✱Sin.: lidh, bashkoj, përziej, shkrij, ngjiz.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë