Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►AMALGAM/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. kim., vetv. Përzihen metalet me zhivën. Amalgamohet merkuri me argjendin. Amalgamohen elemente të ndryshme.
2. vetv. Bëhet amalgamë e diçkaje me diçka për të sajuar një të tërë. Amalgamohen propozimet. Amalgamohen institutet shkencore.
3. fig., vetv. Përzihen ose shkrihen dy ose më shumë gjëra në një të vetme. Amalgamohen kulturat fqinje. Amalgamohen të folmet krahinore. Amalgamohen veshjet kombëtare.
4. pës. e AMALGAMÓJ. U amalgamua masa e lëngjeve. U amalgamuan pijet alkoolike.
✱Sin.: lidhet, bashkohet, përzihet, shkrihet, ngjizet.
AMALGAMÚES,~E mb. 1. Që mund të amalgamohet me metalet e tjera; i përzier, i amalgamuar. Metale amalgamuese.
2. fig., libr. Që mund të krijojë përzierje të fortë me diçka tjetër. Fantazi amalgamuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë