Fjalori

Rezultate në përkufizime për “amalgamim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMALGAMIM

AMALGAMÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur amalgamoj ose kur amalgamohen dy a më shumë lëndë, ide etj.
2. kim. Përzierje e metaleve me zhivën. Procesi i amalgamimit. Amalgamim metalesh (materialesh).
3. fig., Përzierje e gjërave në një tërësivetme. Amalgamim racash. Amalgamim gjuhësh. Amalgamim i bashkësive shoqërore. Amalgamimi i politikave sociale. Amalgamim kimik. U një amalgamim idesh e dëshirash. Amalgamim i njëmendësisë me fantazinë.
Sin.: lidhje, përzierje, bashkim, shkrirje, ngjizje, amalgamë.

AMALGAMË

AMALGÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Lidhje ose bashkim i diçkaje për të formuar një të tërë; përzierje e një njësie me një tjetër, shkrirje. Amalgamë kimike. Amalgamë organike. Amalgamë pijesh.
2. kim. Lidhje e zhivës (e merkurit) me një metal tjetër; përzierje e disa metaleve të shkrira në zhivë. Amalgamë plumbi. Amalgamë kallaji. Amalgama e arit e shkrirëzhivë. Amalgamë argjendi e ari. Amalgamë dentare. Mbushje dhëmbi me amalgamë.
3. fig. Përzierje e fortë gjërashndryshme. Amalgamë kulturash. Amalgamë politikanësh. Amalgamë idesh. Amalgamë ndjenjash. Amalgamë dialektesh. Amalgamë stilesh. Teksti me një amalgamë faktesh. Amalgamë trillimesh.
Sin.: lidhje, përzierje, bashkim, shkrirje, ngjizje, amalgamim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.