Fjalori

Rezultate në përkufizime për “aluminit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALUMINIT

ALUMINÍT,~I m., kim., min. Sulfat i aluminit i hidratuar me ngjyrëbardhë në të hirtë; hidrosulfat potasi dhe alumini; mineral aluminoz. Aluminit me ngjyrëargjendtë. Shtoj një shtresë aluminit. Vend me rezervamëdha të aluminitit.

ALUMINOZË

ALUMINÓZ/Ë,~A f., mjek. Sëmundje e mushkërive që shkaktohet nga thithja e grimcave të pluhurit të aluminit për një kohëgjatë; helmim nga alumini; fibrozë e mushkërive. Aluminozë e mushkërive. Diagnostikimi i pacientit me aluminozë. Vuan nga aluminoza.

ALUMINË
ANDALUZIT
ANODIZOJ

ANODIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. Trajtoj një sipërfaqe metalike si anodë në një qark elektrolitik për të krijuar një shtresë oksidi mbrojtës; vesh një metal me shtresë oksidi për ta mbrojtur nga ndryshku. Anodizoj vazot metalike. Anodizuam pjesët e aluminit. Anodizoi sipërfaqen e alumintë.

AUGJIT

AUGJÍT,~I m. sh. ~E, ~ET min. Mineral i grupit të piroksenëve, që gjendetshkëmbinjtë vullkanikë dhemeteoritë e në planetëtjerë, që ka përmbajtjelartë të silikatit të kalciumit, të aluminit, të magnezit dhehekurit dhe që ka ngjyrëzezë ose të gjelbër në të mbyllët. Augjit me strukturë kristalore. Augjit i zi.

DHISK

DHISK,~U m. sh. DHÍSQE, DHÍSQET 1. Tabaka për të qerasur miqtë ose për të shërbyer kafe, pije, ëmbëlsira etj. Nusja doli me dhiskdorë. Vë në dhisk. Dhisku i aluminit. Lashë dhiskun te vendi.
2. Tabaka e rrumbullakët ku mbahet buka e shenjtë e kungimit në kishën ortodokse. Dhisku i shenjtë. Buka e meshës mbi dhisk. Prifti mbart dhiskun dhe kupën e shenjtë.
3. fig., vjet. Ndihmëmblidhej për dikë që mbetej keq.
4. Disk.
Sin.: tabaka, disk, sini.

EMALOJ

EMAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek. Vesh diçka me emal. Emaloj enët. Emaloj sobën. Emaluan telat e aluminit.

GJYFTIM

GJYFTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur gjyftoj a gjyftohem. Gjyftimi i shufrës së aluminit.
2. Ndrydhje e një gjymtyre. Gjyftimi i dorës.

HIDROKSID

HIDROKSÍD,~I m. sh. ~E, ~ET Substancë që formohet nga bashkëveprimi kimik i oksidit të një metali me ujin; çdo komponim kimik inorganik që përmban anionin (-OH). Hidroksidi i aluminit (i kaliumit, i natriumit, i magnezit, i kalciumit, i hekurit, i zinkut). Hidroksidet e metaleve.

LEUCIT
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.