Fjalori

Rezultate në përkufizime për “alkane”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALKANË

ALKÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Alcanna) Bimë e vogël drunore, rrënjët e së cilës përdoren zakonisht për të ngjyer flokët ose për të lyer thonjtë. Alkana e Korfuzit. Alkana e Sharrit. Alkana e përhime. Alkana e verdhë. Alkana ngjyruese. Gjethe alkane. Rrënjë alkane. Lëvore alkane.
2. Boja e nxjerrë nga kjo bimë; këna, rrënja e kuqe. Lyej me alkanë flokët. Bëj tatuazh me alkanë. Pluhur alkane.
Sin.: këna, rrënjëkuqe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.