Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALIMENTACIÓN,~I m., biol. 1. Të ushqyerit, ushqimi; marrja e ushqimit nga një organizëm për të siguruar lëndët e nevojshme për jetën, për rritjen dhe për zhvillimin. Mungesa e alimentacionit dëmton zhvillimin dhe rritjen e fëmijës. Furnizim me alimentacion. Alimentacion i dobët kequshqyerje.
2. drejt. Ndihmë sociale për të mbështetur fëmijët e varfër dhe jetimët. Alimentacion i pamjaftueshëm. Rritje e alimentacionit.
3. drejt. Mbajtja dhe ushqyerja e fëmijëve jashtëmartesorë ose e gruas së shkurorëzuar, përcaktuar sipas ligjit; detyrim ligjor për përkujdesjen për fëmijën dhe gruan pas ndarjes; ndihmë sociale, alimentë. Paguaj alimentacion. Alimentacion i pamjaftueshëm. Gjykata e detyroi të paguajë alimentacion për fëmijën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë