Fjalori

Rezultate në përkufizime për “algoritëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALGORITËM
BIOMATEMATIK

BIOMATEMATÍK,~E mb., biol.lidhet me biomatematikën, i biomatematikës. Algoritëm biomatematik. Modelime (metoda) biomatematike. Hulumtime biomatematike. Qasje biomatematike.

EUKLIDIAN

EUKLIDIÁN,~E mb. lidhet me Euklidin, i Euklidit, matematikanin e Greqisë së Lashtë; që ka të bëjë me zbulimet e Euklidit. Gjeometri euklidiane. Algoritëm euklidian. Distancë euklidiane.

KONDENSOJ

KONDENS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. tek., vet. v. III E bën më të dendur dhe më kompakte, e ngjesh. Forca e rëndesës e kondenson materien.

2. tek. E bëj më të dendur, më kompakt dhe më të vogël në vëllim duke i hequr ujin. Kondensoj qumështin e lopës duke i hequr ujin, afërsisht 69% të tij.

3. fiz. E bëj gazin ose avullin të kthehet në lëng, e kthej nga gjendja e gaztë në gjendje të lëngët; kund. avulloj. Kondensoj avullin për të prodhuar ujë të pijshëm.

4. gjuh., let., filozof., kompj. E kthej në një formë më të shkurtër, e përmbledh në aspektin e kuptimeve e të strukturës (një formulë, një algoritëm, një strukturë kuptimore, një ligjërim etj.). Aplikacioni i ri kondenson lajmet duke u siguruar përdoruesve një përmbledhje. Ekspozita nuk e paraqet historinë si një rrëfim abstrakt, por e kondenson atë në fytyra, qëndrime dhe vështrime. Kondensimi ndërmjet lidhjeve kuptimore zhvillohet më shpejt se diferencimi. Ky algoritëm është një funksion matematikor që kondenson të dhënat në një madhësi fikse.

Sin.: dendësoj, përqendroj, ngjesh, përmbledh.

ÇNGJESHJE

ÇNGJÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çngjesh diçka apo kur çngjeshet; kund. ngjeshje. Çngjeshjedhënash. Çngjeshje e arkivit. Algoritëm i çngjeshjes.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.