Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FILLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fillojmë; bërje e hapit të parë në një punë, nisja e një pune. Është vetëm fillimi i punës. Në fillim e sipër.
2. Caku ku fillon diçka që shtrihet në hapësirë (një sipërfaqe, një rrugë etj.), vendi ku nis diçka, kreu; burimi, pikënisja; kund. fund. Nga fillimi deri në fund të rrugës. Fillimi i rreshtit. Shihte fillimin e lumit.
3. Pjesa e parë e një libri, e një vepre; kund. fund; mbarim. Fillimi i romanit. Ka parë vetëm fillimin e filmit.
4. Caku që shënon nisjen e një kohe; pjesa e kohës që lidhet me këtë cak; caku kohor që shënon nisjen e një pune, të një veprimi a veprimtarie etj.; pjesa e parë e një pune; kund. fund. E takoi në fillim të vitit. Fillimet e shkrimit shqip. Në fillim të shek. XXI.
5. Forma e parë, nga e cila lind ose zhvillohet më tej diçka; fillesë. Fillimet e jetës në Tokë.
6. kryes. sh. Parimet a njohuritë themelore të diçkaje; njohuritë fillestare. Fillimet e stilistikës.
✱Sin.: nisje, hyrje, çelje, krye, start, amë, mëmë, ballë, fillesë, pikënisje, nismë, burim, kryefill, fill, zanafillë, fillesë, pikënisje, prejardhje, alfë, uverturë, nismë.
♦ Fillim e mbarim. 1. Që të gjithë, të tërë; fund e krye (e majë). 2. Gjatë gjithë kohës, tërë kohën; fund e krye, plotësisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë