Fjalori

Rezultate në përkufizime për “alet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MJET

MJET,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben për të bërë një punë, për të kryer një veprim a veprimtari, për të udhëtuar etj.; çdo gjë që përdoret për të bërë një punë. Mjet i thjeshtë. Mjete shkollore. Mjete mbrojtëse. Mjete tokësore (detare, ajrore). Mjetet luftarake (e motorizuara). Mjetet e punës. Mjetet e transportit (e komunikacionit). Mjetet e lundrimit (e udhëtimit). Mjetet e mësimit. Mjetet e peshimit (e matjes).
2. Mënyrë veprimi a udhandiqet për t’ia arritur një qëllimi; rrugë. Mjet i fuqishëm (i rëndësishëm). Mjet i sigurt. I vetmi mjet shpëtimi. Teatri është një mjet edukimi dhe çlodhjeje. Përdori gjithfarë mjetesh për t’ia dalë mbanë. E gjeti mjetin për ta zgjidhur çështjen. Me të gjitha mjetet me çdo kusht, me çdo mënyrë. S’ka mjet tjetër.
3. kryes. sh. Sende (para, ushqime etj.) të nevojshme për të jetuar; (fin.) fonde, para. Mjetet financiare (buxhetore, monetare, xhiruese). Mjetet e lira. Mjetet e jetesës. Mjetet e pagesave.
4. Pjesë përbërëse e diçkaje, elementhynpërbërjen e një tërësie ose që kryen një funksioncaktuar. Mjetet letrare (artistike). Mjete gramatikore (sintaksore, leksikore, fjalëformuese). Mjet stilistik (shprehës). Mjetet e kompozimit. Mjetet e prodhimit (ek.) tërësia e veglave dhe e objektevepunëspërdorenprodhim.
Sin.: vegël, pajisje, almise, alet, hallat, rrugë, mënyrë, fond, para.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.