Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALEKSANDRÍN,~E mb. 1. Që i përket Aleksandrisë (qytet në Egjipt) dhe Aleksandrit të Madh, si themelues i këtij qyteti në shek. IV p. e. s. Shkolla aleksandrine. Biblioteka aleksandrine. Filozofët aleksandrinë. Gramatika aleksandrine.
2. Që i ngjan mëndafshit; që përbëhet prej pambuku e liri, por që duket si e mëndafshtë. Mëndafsh aleksandrin.
HELENÍZ/ËM,~MI m. 1. Dukuria e përhapjes së kulturës greke jashtë Greqisë, sidomos në epokën helenistike, pas Aleksandrit të Madh, si edhe përzierja e elementeve greke me kulturat vendase.
2. gjuh. Fjalë, shprehje ose ndërtim sintaksor i marrë nga greqishtja, zakonisht nga greqishtja e lashtë, ose edhe greqishtja mesjetare. Fjala demokraci është një helenizëm i natyralizuar në gjuhët moderne.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë