Fjalori

Rezultate në përkufizime për “albër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALBËR

ÁLB/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT Ashkël e hollë, cifël e hollë druri. Albër sëpate (brisku, çakie). Albra zdrukthi. Albra të thata. Albër lisi (pishe, ahu etj.). Mbledh albra. Ndez zjarrin me albra. Trembet nga një albër trembet nga një punë a nga një vështirësi fare e vogël.
Sin.: ashkël, cifël, almishtë, bujashkë, gdhendël, zdrugulinë.

ALBËR

ÁLB/ËR,~RAII f. sh. ~RA, ~RAT 1. Lapër, copë lëkure e shqitur. Iu ngrit një albërdorë. Albër gishti.
2. Cipa e hollëmbështjell frytin, embrionin, fetusin e gruas ose pjellën e kafshës, këmishambështjell frytin.
3. fig. Grua a vajzë thatake.
Sin.: lapë, lapër, leskër, lëvore, lëkurë, kore, thatanike, thataqe, an, placentë, mitër.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.