Fjalori

Rezultate në përkufizime për “akuzohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKUZIM

AKUZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Veprimi kur akuzoj ose kur akuzohem.
2. drejt. Ngritja a paraqitja e një akuze. Akuzim zyrtar. Akuzim i provuar. Akuzim i padrejtë. Akuzim i pabazë. Bëj akuzim privat. Hedh poshtë akuzimin.
3. bised. Fajësimi i dikujt si fajtor. Akuzim i rrejshëm. Akuzim për vjedhje (për fyerje).
Sin.: paditje, pandehje, fajësim, mëtim, pretendim.

FAJËSOHEM

FAJËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. E bëj veten me faj; pranoj se kam bërë një faj, e quaj veten fajtor; kund. shfajësohem.
2. pës. e FAJËSÓJ. Ishte fajësuar pa të drejtë.
Sin.: paditem, akuzohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.