Fjalori

Rezultate në përkufizime për “akupunkturë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKUPUNKTURIST

AKUPUNKTURÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Ai që merret me akupunkturën; ai që shfrytëzon akupunkturën; ai që shëron me akupunkturë. Akupunkturist i licencuar. Akupunkturist kinez.

AKUPUNKTURISTE

AKUPUNKTURÍST/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Ajomerret me akupunkturën; ajoshfrytëzon akupunkturën; ajoshëron me akupunkturë.

AKUPUNKTURË

AKUPUNKTÚR/Ë,~A f., mjek. Mënyrë mjekimi, që zbatohet duke shpuar me gjilpëraposaçmesëmurinpjesëndryshmetrupit, shpim me gjilpërë. Ndikimi i akupunkturës. Reagim ndaj akupunkturës. Terapia me akupunkturë. Parimet e akupunkturës. Procesi i akupunkturës. Pikat e akupunkturës. Mjetet e akupunkturës. Bëj akupunkturë. Përfitimet nga akupunktura.

GJILPËRË

GJILPË́R/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fill i hollë çeliku me majëmprehtë e me vrimëfund, që përdoret për të qepur. Gjilpërë e hollë. Gjilpërë qepëse. Qep me gjilpërë. Shkoj peringjilpërë. Gjilpërë dyshekësh gjilpërë e trashë dhe e gjatë për të qepur buzët e dyshekëve dhe për t’u vënë pullat. Gjilpërë e makinës qepëse gjilpërëçon fijen e rrotullës te mëqiku, ku dhe formon tegelin. Gjilpërë leshi gjilpërë për të qepur me fije leshi. Ku futet gjilpëra do futet edhe peri (fj. u.) ku është njëri, do të jetë patjetër edhe tjetri. Nuk humbi pazari për gjilpëra (fj. u.) nuk është gjë që s'e gjen dot. Për një pe, për një gjilpërë, shkoi dëm një gunë e tërë (fj. u.) për pak punë, për pak mundim ose për diçka farevogël, shkoi dëm një gjë e madhe.
2. Diçka e ngjashme me këtë fill çeliku; shigjetë treguese në një aparat matës; akrep. Gjilpërë e gramafonit pjesë metalikefundkrahut të gramafonit, që përcjell tingujt nga pllaka në tubin e zërit. Gjilpërë e busullës gjilpërë, maja magnetike e së cilës tregon veriun magnetik. Gjilpërë me kokë gjilpërë pa vrimë e me një kokërrumbullakëtfund. Gjilpërë flamuri. Gjilpërë kravate kapëse metalike me sustë, që kap kravatën me buzën e gjoksitkëmishës. Gjilpërë e pushkës gjilpërë me kokërrumbullakëtgodet ndezësin e fishekut. Gjilpërë e thatë (art.) gjilpërë çeliku me majë shumëmprehtë, me të cilën punohet sipërfaqja e metalit ku do të bëhet gravura.
3. Tel i tillë pa vrimë, që përdoret për t’u ngulur. Ngul gjilpërën. Shpim me gjilpërë (mjek.) akupunkturë.
4. Gyp shumë i hollë metalik me majëmprehtëvihetshiringë e ngulettrup për të futur një bar të lëngshëm për mjekim; bised. barifutettrup me këtë mënyrë. Gjilpërë damar. Gjilpërë kundër tetanosit. Bëri një gjilpërë. Ziej gjilpërat. Thith me gjilpërë. Gjilpëra e shiringës (mjek.) gjilpërë si gyp, që vihetshiringë e që ngulettrup për të futur bar të lëngshëm për mjekim.
5. Shufër çeliku e hollë dhe me majë në një mekanizëm, e cila shërben për qëllimendryshme. Gjilpëra e topit. Gjilpëra e kompasit. Gjilpëra e sahatit. Susta e gjilpërës. I heq gjilpërën. Gjilpërë kapëse karficë.
6. bised. Gjethe e hollë e pishës dhe e drurëvetjerë halorë, halë. Gjilpërat e drurëve.
7. bised. Zgjatim i hollëtrupin e disa kafshëve; gjemb. Gjilpërat e iriqit.
8. Diçka e hollë e me majë. Gjilpëra akulli.
9. Secili nga dy direkët e derës ose të dritares, ku mbërthehen kanatet ose fletët. Gjilpëra e derës. Gjilpëra e dritares.
10. fig., keq. Njeri dinak e keqbërës që të bën një të keqe prapa krahëve pa e marrë vesh. -Mos i beso shumë, është gjilpërë!
Sin.: arnojsë, spicë, thumb, dinak.
I bie nëpër *veshgjilpërës (dikush). Çan *pishën me gjilpërë (dikush). I fërkon *majat e gjilpërave (dikush). I fut gjilpërat (dikujt) shih i fut spicat (dikujt). fut në *vrimëgjilpërës (dikush). Futet (hyn) në *vrimëgjilpërës (dikush). Gjilpërë pa majë shih mulli pa mokra mospërf. (Humbi) si gjilpërafundbunarit (dikush a diçka) shih (humbi) si gjilpërakashtë (dikush a diçka). (Humbi) si gjilpërakashtë (dikush a diçka) humbi pa asnjë gjurmë, u zhduk e s’e shohim më, s’e dimë ku është, s’gjendet dot; u shkri (u tret, humbi) si kripa në ujë (diçka). (Humbi) si gjilpëra pa pe (dikush a diçka) shih (humbi) si gjilpërakashtë (dikush a diçka). S’humbi *pazari për gjilpëra! iron. Më sa hyn *bualliveshin (në vrimën) e gjilpërës! Është e *gërshërës dhe e gjilpërës (dikush). (Janë) si gjilpërat majëmajë nuk shkojnë hiç mirë, zihen e grinden vazhdimisht; nuk i lëshojnë udhë njëri-tjetrit; (janë) majëmajë. (S’të jep) një *majë gjilpëre (dikush). S’të jep as një *pe gjilpëre (dikush). Kalon (shkon) nëpër *veshgjilpërës (dikush). E kalon (e shkon) në *veshgjilpërës (dikë a diçka). Kalon (shkon) nëpër *vrimëgjilpërës (dikush). E kalon (e shkon) nëpër *vrimëgjilpërës (dikë a diçka). S’ke ku të futësh *majën e gjilpërës (diku). I kanë (i kanë vënë, i shpunë, i ngritën) gjilpërat *majëmajë. E ka gjuhën gjilpërë (majë gjilpëre) (dikush) të thumbon e të ther me fjalë; është gjuhustër; e ka gjuhënmprehtë. Kërkon gjilpërënkashtë (në mullar) (dikush) përpiqetkot duke kërkuar diçka që nuk mundgjendet; përpiqetbëjëpamundurën. Lyp gjilpërënsanë (dikush) shih kërkon gjilpërënkashtë (në mullar) (dikush). Mbush *pusin me gjilpëra (me pështymë) (dikush) tall. Mësa mbushet *pusi me gjilpëra! E ndërroi gjilpërën (dikush) keq. dredhoibisedë; e kthehu pllakën. Me *pe e me gjilpërë (në pe e në gjilpërë). Qep me dyzet gjilpëra (dikush) është shumë i zoti e i shkathët; ka aftësishumta, bën çdo punë. Qep edhe pa gjilpërë (dikush) shih qep me dyzet (me njëqind) gjilpëra (dikush). Qëron (pastron) pusin me gjilpëra (dikush) shih e korr livadhin me gërshërë (dikush). Rri mbi gjilpëra shih rri mbi gjemba. (Shpëtoi) për një *majë gjilpëre (dikush). Vetë *kutin e vetë gjilpërën (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.