Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FTOHTËSÍ,~A f. 1. Gjendja e ftohtë e një sendi, të qenët i ftohtë; temperaturë e ulët; kund. ngrohtësi; nxehtësi. Ftohtësia e dëborës. Ftohtësia e motit (e dimrit).
2. Ndjenja që kemi kur na ftohet trupi, ndjenja e të ftohtit. Ndiej ftohtësi.
3. fig. Qëndrim i ftohtë ndaj dikujt, mungesë përzemërsie; të qenët i ftohtë (në sjellje, në qëndrim a në marrëdhëniet me dikë); qëndrim mospërfillës. E priti (i foli) me ftohtësi.
4. fig. Mungesa e ndjenjave të ngrohta në një vepër arti etj., e cila bën që ajo të mos jetë e gjallë e tërheqëse, të mos i prekë njerëzit. E ka krijuar me ftohtësi. E përshkruante me ftohtësi.
✱Sin.: të ftohtët, ftohtësirë, akullsi, padashuri, acari.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë