Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGRÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Proces fizik i kalimit të produkteve bujqësore ose blegtorale nga gjendja e lëngshme ose e butë në të ngurtë, duke i ftohur në temperatura të ulëta nën pikën e ngrirjes së tyre për t’i ruajtur nga prishja; veprimi kur ngrij ose kur ngrihem; kund. shkrirje. Ngrirja e ujit (e lumit). Ngrirja e çimentos (e betonit). Ngrirja e mishit (e perimeve, e frutave). Pika e ngrirjes (fiz.) pika që shënon në shkallën e termometrit temperaturën në të cilën një lëng ngurtësohet duke u ftohur. Ngrirja e dyllit. Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike. (dipl.) Ngrirje e llogarisë bankare (bank.) bllokim i një llogarie bankare.
✱Sin.: akullim, akullzim, ngurtësim, ngurosje, topitje, mpirje, shtangie, shtangim, shtangësi, trashje, mpiksje, ftohje, bllokim.
NGURTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur ngurtësoj ose kur ngurtësohet diçka. Ngurtësimi i çimentos (i llaçit, i betonit). Ngurtësimi i mëlçisë (i arterieve). Ngurtësimi i brumit.
2. Diçka që është bërë e ngurtë. Ngurtësime të ndryshme. Ndjeu një ngurtësim nën lëkurë.
3. Bllokim. Ngurtësimi i fondeve. Ngurtësimi i llogarive bankare të klientëve në rast hetimi.
✱Sin.: forcim, ngurosje, gurosje, ngrirje, eshtërim, gurëzim, shtangie, shtangësi, shajtim, akullim, tharje.
THËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Erë shumë e ftohtë, erë që të pret. Thëllimi i dimrit. Fryn thëllimi. Të thante thëllimi. Çante përmes thëllimit.
2. Të ftohtë i madh e i thatë, acar. Thëllimi i dimrit (i mëngjesit). Punojnë edhe në thëllim.
✱Sin.: acar, athëtimë, akullim, akullirë, ngricë, ngrijë, ashpërsi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë