Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKTUALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Përtashësim, shndërrim i diçkaje në të tashme, dhënie e karakterit aktual diçkaje, bërje aktuale a bashkëkohore e dikujt a e diçkaje; sjellje në përputhje me realitetin e tashëm, përshtatje me kohën; jetësim, sendërtim, realizim. Aktualizim i temave (i të dhënave, i informacioneve etj.). Aktualizimi i njohurive të mëparshme. Aktualizim i softuerit. Aktualizim i së shkuarës në filmin e ri. Aktualizimi i vetvetes – arritje e potencialit maksimal (filoz.).
2. gjuh. Kalimi i një njësie kuptimore nga sistemi gjuhësor në procesin e të folurit. Aktualizim i së tashmes historike. Aktualizimi i thirrores. Aktualizimi i habitores.
✱Sin.: përditësim, bashkëkohorëzim, modernizim, përshtatje, jetësim, sendërtim, realizim.
ARKAIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vjetrim ose lashtësim i diçkaje; të dhënët formë ose kuptim arkaik diçkaje; kund. modernizim, aktualizim. Arkaizimi i jetës. Arkaizim mendësie. Arkaizim i veshjes. Arkaizim stili.
2. gjuh. Procesi i vjetërsimit të disa veçorive të caktuara gjuhësore. Arkaizim gjuhësor. Arkaizimi i ligjërimit poetik. Procesi i arkaizimit. Dukuria e arkaizimit.
✱Sin.: vjetrim, vjetërsim, lashtësim, moçmim, moshim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë