Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKTIVIZÚES mb. Që është bërë aktiv; që merr pjesë ose që nxit një veprim, një veprimtari, një proces. Materie aktivizuese. Vullkan aktivizues. Lëndë shpërthyese aktivizuese.
AKTUATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Pajisje që shndërron energjinë në lëvizje, për të kontrolluar një sistem mekanik, për të kthyer sinjalet elektrike ose hidraulike në veprime fizike, si rrotullimi, shtytja ose tërheqja; aktivizues. Aktuator elektrik. Aktuator hidraulik. Aktuator pneumatik. Aktuatorët si kontrollues të mekanizmash. Aktuatori siguron saktësi të lartë. Aktuator për dyer automatike.
NXÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shtyn dikë me fjalë a me veprime për të bërë diçka, ai që nxit të bëhet diçka, shtytës. Nxitësit e protestës (e dhunës). Nxitësit e luftës luftënxitësit. Zbuloi nxitësit e krimit (e vrasjes).
2. Diçka që shërben për t’i shtuar vrullin a fuqinë një veprimtarie a një dukurie. Nxitës i fuqishëm. Nxitës moral (material).
3. fiziol. Lëndë ose mjet që e ngre veprimtarinë e sistemit nervor ose të një organi; kund. qetësues. Vepron si nxitës. Dhimbja lind nga veprimi i nxitësve të ndryshëm në inde.
✱Sin.: cytës, shtiakeq, shpues, trimërues, ndërsyes, gërgasës, shtytës, tundues, joshës, gjallërues, aktivizues.
ÇAKTIVIZÚES,~E mb. Që shërben për ta kthyer diçka joaktive, jofunksionale; kund. aktivizues. Më pas ekipi çaktivizues mund të bëjë punën e tij. Rrip me prizë të rrafshët me çelës çaktivizues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë