Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKTIVIZÍM,~I m., spec. 1. Veprimi kur aktivizoj dikë ose diçka ose kur aktivizohem diku ose në diçka.
2. Rrjedhimi kur aktivizoj dikë ose diçka ose kur aktivizohem diku ose në diçka; të aktivizuar, aktivitet. Aktivizimi i nxënësve. Aktivizimi i masave disiplinore. Pamundësohet aktivizimi i ngrohjes së qytetit.
►AKTIVIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr pjesë aktivisht në një veprimtari a në një proces, bëhem aktiv; angazhohem në diçka. Aktivizohem në lagje (në sport). Aktivizohem në një veprimtari kulture. Aktivizohen në mësim interaktiv.
2. pës. e AKTIVIZÓJ. U aktivizova nga drejtoria. Alarmi u aktivizua menjëherë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë