Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKTIVÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Anëtare, përfaqësuese, e një aktivi; pjesëmarrëse e gjallë në veprimtarinë e një institucioni, të një organizate shoqërore, të një shoqate a e një grupi tjetër; veprimtare, vepruese. Aktiviste e dalluar. Aktiviste e gruas. Aktiviste e Kryqit të kuq.
2. Ajo që zotohet aktivisht për një ide, për një parim, për një të drejtë, për një lëvizje, për një parti etj. Aktiviste ekologjiste. Aktiviste për të drejtat e fëmijës. Aktiviste për mbrojtjen e kafshëve.
3. filoz. Ithtare e aktivizmit.
✱Sin.: vepruese, veprimtare, zelltare, energjike.
ANTIISLAMÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që shpreh ndjenja armiqësore e urrejtëse ndaj islamit dhe ndaj islamizmit; kundërshtare i islamit dhe i islamizmit; kundërislame; kund. islamiste. Antiislamiste aktiviste.
EPIDEMIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Specialiste për sëmundjet epidemike; studiuese e epidemiologjisë. Një epidemiologe në universitetin shtetëror. Epidemiologia me përvojë. Epidemiologe dhe aktiviste e njohur.
OPINIONFORMÚES/E,~JA f. sh. E~, ~ET Ajo që ka aftësinë të formësojë, të ndikojë dhe të orientojë opinionin publik; opinionbërës. Kjo aktiviste e shoqërisë civile konsiderohet opinionformuese e rëndësishme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë