Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKROBÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET sport. 1. Gjimnaste e shkathët, e aftë, e zhdërvjelltë, që kryen veprime ose ushtrime të vështira, të rrezikshme të ndërlikuara, të cilat kërkojnë forcë dhe guxim të veçantë. Akrobate cirku. Grupi i akrobateve. Shfaqje me akrobate.
2. fig., keq. Ajo që i kapërcen vështirësitë me dredhi e me shkathtësi, pa iu përmbajtur një parimi të qëndrueshëm e duke iu larguar thelbit të çështjes (zakonisht në veprimtarinë politike); pehlivane. Akrobate e shkathët për mashtrime. Akrobate në politikë.
✱Sin.: pehlivane, dinake, dredharake, dhelparake, mashtruese.
EKUILIBRÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e zonja në lojërat e ekuilibrit; akrobate që bën lëvizje të cilat kërkojnë drejtpeshim. Ekuilibristja e Cirkut të Tiranës. Kostumi i ekuilibristes. Performanca e ekuilibristes. Ekuilibristja eci mbi një tel në lartësinë 35 m.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë