Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKOMODÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim kur akomodoj dikë ose kur akomodohem.
2. Gjendja kur përshtatesh në kushte e në rrethana të reja. Akomodimi i sistemeve. Mënyra e akomodimit. Procesi i akomodimit. Akomodimi i mosmarrëveshjeve. Akomodimi i syrit për të parë në largësi.
3. Rehatim, përshtatje në kushte e në rrethana të reja; të akomoduarit, të përshtaturit, përshtatje. Akomodim i mirë. Akomodim fizik. Akomodim teknik. Akomodim në hotel. Akomodimi i vizitorëve.
✱Sin.: përshtatje, mirëqenie, rehati, adaptim.
AKOMOD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rehatoj diku; bëj dikë të ndihet rehat. Akomodoj dhomën për bibliotekë. Akomodoj udhëtarët në aeroplan. Hoteli akomodoi 50 vizitorë. Akomodoi foshnjën në kopshtin e lagjes.
2. Përshtat të jetojë e të veprojë në kushte të tjera të paprovuara, përshtat. Akomodoj të porsalindurin në temperaturën e dhomës. Ata u akomoduan shpejt me vapën. Akomodoi nxënësit me rregullat e reja.
✱Sin.: përshtat, adaptoj, mësoj, rregulloj, mbarështroj, sistemoj, rehatoj, strehoj, modifikoj, ndryshoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë