Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AJRÍM,~I m. 1. Veprimi kur ajroj ose kur ajrohet një mjedis etj.
2. Mbushja me ajër të freskët e një mjedisi të mbyllur; ndërrimi i ajrit. Ajrimi i shtëpisë. Ajrimi i qilimave. Ajrim i drithit. Ajrim i mushkërive. Dritare ajrimi. Bëj ajrimin. Niveli i ajrimit.
3. Rrymim i ajrit. Hapësirë ajrimi.
4. bujq. Krasitje a rrallim i degëve e i gjetheve të një peme për të marrë ajër më mirë. Ajrimi i hardhisë.
5. shtyp. Rrallim i shkronjave e i hapësirave. Ajrimi i titullit të romanit.
6. bujq. Shkrifërimi i tokës që të marrë ajër. Ajrimi i tokës.
7. fig. Flladitje. Ajrim i shpirtit (poet.).
✱Sin.: ajrosje, ajrisje, freskim, rrymim, ajërndërrim, krasitje, shkrifërim, flladitje.
KÁLBUR (i, e) mb. 1. Që është kalbur ose është prishur, për shkak se ka mbetur gjatë në lagështirë dhe pa ajrosje etj. (për lëndë organike, ushqime, fruta, bimë etj.). Qepë (mollë) të kalbura.
2. fig. Që këputet shpejt, jo i fortë (për sende, litarë etj); i kalbët. Litar (tel) i kalbur.
3. fig. I dobësuar dhe i tretur, që ka vuajtur nga sëmundjet, mungesa e ushqimeve etj.; i rënë moralisht e shpirtërisht; i pafuqishëm (për një njeri a një kafshë shtëpiake etj.); që tashmë mezi mbahet në këmbë. Njeri i kalbur.
4. fig. Që s’ka më vlerë; i vjetruar; i degjeneruar. Sistem (regjim) i kalbur.
✱Sin.: i kalbëzuar, i prishur, i kalbët, i shpërbërë, i dekompozuar, i tretur, i vjetruar, i degjeneruar, i mykur.
♦ *Dru i kalbur. I kalbur në *bark. Të lidh me *pe të kalbur (dikush) iron. *Mollë e kalbur. Qep me *pe të kalbur (dikush). Me *rrënjë të kalbura. Nuk shkel në *dërrasë (në dhogë) të kalbur (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë