Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ajkoset”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJKËTOHET

AJKËT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Bëhet më i trashë e më i dendur, trashet (një lëng). U ajkëtua qumështi. Ajkëtohet gjella.
Sin.: ajkohet, ajkëtiset, ajkoset, mazitet, trashet, kremoset.

LIDHEM

LÍDH/EM jovep.,~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bashkohen vetë skajet e një filli, litari etj. ose skajet e fijevendryshme, ngatërrohen, shtrëngohen e bëhen nyjë; i kapen lidhëset diçkaje në një verigë etj.; kund. zgjidhet, çlidhet. U lidh peri. U lidhën fijet (lidhëset). U lidh nyjë (komb).
2. vetv., vet. v. III Kapet pas një druri a një sendi tjetër, mblidhet rreth tij. Është lidhur mirë hardhia (rrushi) në pemë. Është lidhur fort trëndafili i egër pas gardhit.
3. vetv., vet. v. III Kapet mirë një send me një tjetër; ngjitet, bashkohet fort; kapen mirë pjesët e diçkaje dhe kjo bëhet më e fortë ose më e qëndrueshme; kap, mban. Gurët e themelit u lidhën mirë. Muri lidhetmirë me llaç. Toka lidhet kur plehërohet.
4. spec., vetv., vet. v. III Mbërthehet a bashkohet me një pjesë tjetër ose me tokën; mbyllet, kyçet. U lidh qarku (fiz.).
5. kim., vetv. I bashkohen grimcat (një elementi kimik) me ato të një tjetri dhe ndryshon gjendja e tij e lirë. Lidhen kimikisht. Hidrogjeni lidhet me oksigjenin dhe jep ujin.
6. vetv. Hyjmarrëdhënie me dikë a me diçka me anë të një mjeti ndërlidhjeje; vet. v. III bashkohet me rrugë a me mjete ndërlidhjeje me një qendër, me një qytet tjetër etj. Lidhem me telefon (me radio). Të gjitha fshatrat lidhen me rrugë automobilistike.
7. fig., vetv. Afrohem me dikë, hyjmarrëdhëniengushta e të drejtpërdrejta, bashkohem. U lidhën bashkë për gjithë jetën. U lidhën me martesë u martuan.
8. fig., vetv. Bëj një marrëveshje me dikë; bashkohem me dikë për një veprimtaricaktuar. U lidhën me besë (me besa-besë, me fjalë). U lidhën me kusht vunë bast.
9. fig., vetv., vet. v. III Ka marrëdhëniengushta a të pandara me diçka; bashkohen gjëra a çështje si të ishin pjesë të një të tëre; ka të bëjë me diçka a me dikë ose varet prej saj a prej tij. Teoria lidhet me praktikën. Shkolla lidhet me jetën. Këto gjëra lidhen ngushtë. Kjo lidhet me shkaqe (me rrethana, me kushte) të caktuara.
10. fig., bised., vetv. Jepem shumë pas dikujt a diçkaje, nuk shkëputem dot prej tij a prej saj dhe kjo më pengonmerrem me diçka tjetër. U lidh me fëmijët. Është lidhur shumë me punën. - Mos u lidh pas tij!
11. fig., vetv. zihet goja, zihem ngushtë në një bisedë me dikë dhe hesht, ngec. U lidh keq.
12. fet., vetv. Kryqëzoj duart, të djathtën mbi të majtën, kur qëndrojmëkëmbë për t’u falur. Lidhem për namaz.
13. pës. e LIDH.
Sin.: shkrihet, mbështillem, shtrëngohem, bashkohem, ngatërrohen, çiftohem, ajkoset, kapet, ngjitetçimentohet, mbërthehet, mbyllet, kyçet, afrohem, shkrihem, miqësohem, rreshtohem, zihem, jepem, truhem.
S’di si (nga) lidhet *gomari (dikush) mospërf. S’di nga lidhen *qetë (dikush). U lidh pas *bishtit (të dikujt) keq. Është i lidhur *bishtbisht (me dikë) përb. S’lidhet as për *bishti e as për krye (dikush). M’u lidhën *duart. Iu lidh në *fyt (diçka). Iu lidh (iu pre) *goja (dikujt). M’u lidh në *grykë. Iu lidh (iu pre) *gjuha (dikujt). Nuk lidhet (nuk ngulet) në një *hu (dikush). S'lidhet *inat (me dikë). M’u lidhën *këmbët. Nuk lidhet lehtë (dikush). 1. Është vështirë ta bindësh a ta detyroshbëjë diçka; nuk dorëzohet a nuk e bën dot për vete. 2. S’e kap dot në fjalë, o është i zgjuar, o e dredh fjalën. Iu lidh në *fyt (diçka). Iu lidh në *grykë (diçka). Nuk lidhet (nuk thyhet) në *kuvend (dikush). S’lidhet në *mullar (dikush). M’u lidh *nyjë (jeta). As lidhet e as zgjidhet (dikush) qëndron në të tijën, s’ndyshon fare qëndrim, mbahet fort në atë që thotë, që mendon a që di vetë dhe s’pranon asgjë tjetër; është shumë kokëfortë, nuk ia ndërron dot mendjen a sjelljen.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.