Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TRASH vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj diçka të trashë a më të trashë nga ç’është, bëj me të gjerë në të gjithë gjatësinë e vet, i rrit gjerësinë ose vëllimin; zgjeroj; kund. holloj. I trashi degët. Trashe vijën! Trash fillin.
2. Bëj më të trashë (zakonisht për lëngjet, duke i zier ose duke u shtuar diçka tjetër), trashoj; kund. holloj. Trash sherbetin (lëngun, reçelin, pekmezin). Trash supën (gjellën, salcën).
3. shtypshkr. Bëj më të theksuar, bëj që të duket më qartë; kund. holloj. Trash ngjyrat e pikturës. Trash shkrimin. Trash vijat.
4. Shëndosh, majm, dhjam. Tagjia e trash bagëtinë. E ka trashur thiun.
5. Bëj më të ulët, bëj më të trashë (për zërin); kund. holloj. E trashi zërin.
6. fig., bised. Zmadhoj diçka, e paraqit më të madhe a më të vështirë nga ç’është në të vërtetë; fryj. I trash gjërat ai. Të trash mendjen të mbush kokën me lloj-lloj gënjeshtrash, të çorodit.
7. fig., bised. E bëj më të rëndë, e thelloj më tej. E trashi gabimin.
8. fig., bised. E forcoj diçka, e bëj më të fortë; e teproj në diçka. E trashën miqësinë. E trashi hesapin. E trashi muhabetin.
9. bised. Hutoj (dikë). Prit se na trashe fare.
✱Sin.: zgjeroj, trash, trashoj, piks, mpiks, ajkëtoj, shëndosh, majm, dhjamos, dhjam, zmadhoj, thelloj, dendësoj, forcoj, ashpërsoj, teproj, hutoj.
♦ E trashi *bajgën (dikush) tall. vulg. I trash *fjalët (me dikë). E trash (e zgjat) *muhabetin (me dikë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë