Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AJËRFRÝRËS,~E mb., tek. Që shërben për të fryrë a për të mbushur me ajër diçka, ventilator. Pajisje ajërfryrëse. Aparat (mjet) ajërfryrës.
AJËRFRÝRËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. 1. Aparat, pajisje a mjet që shërben për të fryrë ajrin për ftohje, për ajrim, për fryrjen e gomave, për pastrimin e pluhurit, për pastrimin e mbeturinave etj. Ajërfryrës elektrik (mekanik). Ajërfryrës digjital.
2. Pajisje për largimin e mbeturinave me anë të ajrit a për t’i përthithur ato. Ajërfryrëse për kopsht. Ajërfryrëse për largim e grumbullim të gjetheve. Hoqën mbetjet nga rruga me ajërfryrës.
3. fig. Ai që flet shumë ose që mburret; ai që i zmadhon ose që i fryn gjërat më shumë se ç’janë në të vërtetë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë