Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ahore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AHOR

AHÓR,~E mb. Që ka të bëjë me ahun, që i përket ahut, i ahut; që është me ahe. Pyll ahor. Llojet ahore.

AHORE

AHÓRE,~T f. vet. sh., bot. (lat. Fagaceae) Emër i përbashkët për drurë si ahu, dushku, gështenja e të tjerë, që hyjnë në një familje me ta. Familja e ahoreve. Një pyll i tërë me ahore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.