Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ahafte”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJDËS

ÁJDËS,~I m. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Laburnum vulgare, Citysus laburnum) Dru gjetherënës i pyjeve malore, me luleverdhavile, lënda e të cilit është e fortë dhe përdoret për orendi, për sende a zbukurimi etj., karthë. Dru ajdësi. Ajdësi malor.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje ajdësi: Ajdësi i alpeve (lat. Laburnum alpinum) ajdës rritet sidomostoka gëlqerore, me lëvorebutë, me degëgjera dhe me degëza me qimepjesën e tyre sipërme, me gjethegjera vezake e me bishtgjatëngjyrëgjelbër në të mbyllët, me luledendura erëmira me ngjyrëverdhë në të artë e me farazeza helmuese për njerëz, kuaj e dhi, që lulëzon në maj e qershor dhepërdoretindustrinë e drurit, për djegie etj. Ajdësi jugor (lat. Laburnum anagyroides) ajdës zbukurues, që rritetzona me diell e gjysmë hije, në shpatengrohta shkëmbore e gëlqerore, me lëvorebutë me ngjyrëgjelbër në të mbyllët kah e zeza, me gjethegjelbra e qimemëndafshta, me sytha vezorë e luleverdhambledhura në një degëlidhin fara helmuese, që përdoret për instrumente muzikore dheindustrinë e drurit.
Sin.: ahafte, arzën, arrëz, ashkël, bobosfent, bubusfrat, donodfrat, hithkë, karthë, lin, perushan, vojës, vojmës, zgorofetë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.