Fjalori

Rezultate në përkufizime për “agullohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGULLOHET

AGULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u) ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Agon, agullon, mugëton.
2.perde, vagëllohet, vishet me perde (për sytë). janë agulluar sytë.
Sin.: vagëllohet, mjegullohet, agullohet, avullohet, mugëtohet.

MJEGULLOJ
VAGËLLOHET

VAGËLL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Humbet dritën a shkëlqimin, fillonerrësohet a të zbehet; duket si i mbuluar nga një mjegull e lehtë, duket si nëpër mjegull. Iu vagëlluan sytë. U vagëlluan malet. U vagëllua horizonti.
2. fig., vetv. Humbet qartësinë, forcën etj.; errësohet. Iu vagëllua mendimi. Iu vagëlluan shpresat.
Sin.: errësohet, agullohet, mjegullohet, terratiset.

VAKET

VÁK/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Ngrohet pak, bëhet i vakët (për ujin, motin etj.). U vak uji. U vak moti (koha). U vak ujigotë dhe nuk mund ta pi më.
2. fig., vetv. Dobësohet, e ul vrullin a forcën, venitet (për vullnetin, dashurinë etj.). Iu vak vrulli. Iu vak malli për diçka. Iu vakën shpresat. Iu vak dashuria për të dhe nuk mundvazhdonin më.
3. vetv., vet. v. III Mjegullohet, dobësohet shumë, erret, perëndon; shuhet (për sytë, dritën etj.). U vak dielli. Iu vakën sytë. U vak drita. U vak dielli dhe nata erdhi.
4. fig. bised., vetv. Vdes, fiket, shuhet pa u ndier. U vak plaku natën pa bërë zë. U vak plaku i gjorë.
5. pës. e VAK.
Sin.: vakohet, ngrohem, përavullitem, shalakuqem, thekem, dobësohet, venitet, mjegullohet, agullohet, shuhet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.